Google ADS

Malala Yousafzai kthehet pas gjashtë vitesh në Pakistan

00:46 | 29 Mars 2018
Trina Galanxhi

Fituesja e Nobel për Paqen Malala Yousafzai për herë të parë pas gjashtë vitesh është kthyer në Pakistan.

Kjo është hera e parë që ajo ka udhëtuar drejt Pakistanit që nga koha kur ishte plagosur nga talebanët islamikë, transmeton portali arbresh.info

Yousafzai, tani e moshës 20 vjeç dhe një aktiviste e zëshme e të drejtave të njeriut, u qëllua në kokë nga një person i armatosur përderisa po bënte fushate për arsimimin e femrave.

Detajet e udhëtimit të Yousafzais në Pakistan janë mbajtur sekret për “shkak të ndjeshmërisë së vizitës”, ka theksuar një zyrtar për agjencinë e lajmeve AFP./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme