Kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj, thotë se Edi Rama e ka tepruar me këto taksa e me këtë rrugë. Parardhesi i tij, Sali Berisha, sipas kryeministrit kosovar, kishte punuar më shumë.
Haradinaj është përfshirë në debatin për taksën e vënë nga Qeveria e Shqipërisë, për qarkullimin e automjeteve në autostradën Kosovë-Shqipëri. Shefi i ekzekutivit kosovar, gjatë një paraqitjeje në “Rubikon” të KTV’së, ka goditur homologun e tij shqiptar, Edi Rama, duke thënë se e ka tepruar me taksën rrugore.
Haradinaj e ka këshilluar Ramën që ta përfundojë Rrugën e Kombit, duke thënë se kjo autostradë është në gjendje të tmerrshme. Kryeministri kosovar ka vlerësuar se paraardhësi i Ramës në postin e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, kishte punuar më shumë.
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...