Gazeta katalonase i uron Kosovës mirëseardhje, KON-Spanjës: Mos i pengo sportistët kosovarë

23:48 | 28 Mars 2018
Arbresh.info

E përditshmja katallane, “L’Esportiu de Catalunya” në ballinë e saj ka vendosur ekipin olimpik të Kosovës.

Titullin e kishte, “Miresevini”, duke i uruar mirëseardhje ekipit kosovar, i cili do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018, që mbahen prej 22 qershor – 1 korrik 2018.

“Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) e ka obliguar qeverinë spanjolle që mos të pengojë pjesëmarrjen e Kosovës në Lojërat Mesdhetare në Tarragona, edhe pse Madridi zyrtar nuk e njeh Kosovën si shtet”, shkruan gazeta.

Pra Kosova do të jetë pjesëmarrëse, përkundër se Spanja nuk e njeh Kosovën dhe pasaportat e saj.

Në rrafshin politik, Spanja është shumë kundërshtuese e Kosovës, duke kërcënuar edhe me bllok të iniciativave në BE për avancimin e vendit tonë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme