Një prej yjeve të reja që është e vetmuar së fundmi mund të konsiderohet Gigi Hadid që prej ndarjes së saj nga Zayn Malik.
Bëri bujë në të gjitha mediat botërore ndarja e saj prej yllit të njohur të muzikës.
Por, Gigi nuk u shfaq fare e brengosur për udhëtimin e saj si e vetmuar nga aeroporti i Los Angelesit (LAX) të hënën, ku ajo u mundua të mbante një profil të thjeshtë përgjatë aeroportit të zënë dhe me shumë njerëz.
Supermodelja 22 vjeçare u shfaq me veshje të thjeshtë e mbuluar nga një xhaketë xhinsi, teksa dukej fare pa grim në flokë të kapura teksa tentoi që të dukej sa më modeste,transmeton Telegrafi.
Gigi Hadid, emri i vërtetë i të cilës është Jelena, po përgatitej për një udhëtim të largët pasi që mbante pasaportën në duart e saj.
Modelja u shfaq e fokusuar në punët e saj pak ditë pas ndarjes së konfirmuar nga i dashuri i saj prej dy vitesh, Zayn Malik.
Më 13 mars ishte Zayn ai që konfirmoi ndarjen shokuese me anë të një komunikimi në rrjetet sociale.
Të njëjtën gjë bëri edhe modelja Hadid, duke iu treguar fansave që tashmë ka ndarë rrugët me këngëtarin e njohur.
Pak ditë pas komunikimeve personale u nxitën spekulimet se Gigi mund të jetë takuar me Lewis Hamilton, spekulime që bukuroshja i ka hedhur poshtë.
Gigi në rrjetet sociale është munduar që të jetë sa më profesionale, duke postuar vetëm imazhe nga fushatat e saj reklamuese, ndër të fundit një nga fushata për Tommy Hilfiger.
Gigi Hadid konsiderohet modelja më e kërkuar dhe më e shtrenjtë në botë.
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...
Kurti: Investimi në fëmijë është investimi për një ardhme të...
Dhënia e gratit prej 100 mijë euro vëllait të deputetes së V...