Napoli gjenë pasardhësin e Sarrit, është ish trajneri i Barcelonës

22:26 | 28 Mars 2018
Arbresh.info

Skuadra italiane, Napoli, është duke menduar për pasardhësin e Mauricio Sarrit, i cilit mendohet se do të largohet në fund të këtij sezoni.

Presidenti i klubit, De Laurentis, ka bërë synim ish trajnerin e Romës dhe Barcelonës, Luis Enrique.

Sipas mediave spanjolle dhe ato italiane, napolitanët kanë shprehur interesim për Luis Enriquen, transmeton arbresh.info.

Enrique është i papunë që nga largimi i tij nga Barcelona vitin e kaluar.

Për të interesohen edhe Chelsea dhe Arsenal. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme