Dieta me ushqime të bazuara në bimë është një nga veprimet më të shëndetshme që mund të bëni, por ky veprim mbart edhe rrezik serioz dhe shkakton mungesë të vitaminës B12.
Megjithëse dietat me bazë bimore janë plot vitamina dhe minerale, ajo në përgjithësi nuk përmbajnë vitaminë B12, transmeton portali arbresh.info
Vitamina B12, ose kobalamin, gjendet natyrshëm në ushqime shtazore. Për fat të keq, njerëzit nuk janë në gjendje të absorbojnë vitaminën B12 të prodhuar në zorrën e trashë sepse vitamina B12 absorbohet vetëm në zorrën e vogël, e cila është në rrjedhën e sipërme të zorrës së trashë.
Njerëzit, ndryshe nga anëtarët e tjerë të mbretërisë së kafshëve, kujdesen shumë për të pastruar ushqimin, gjë e cila redukton përmbajtjen e vitaminës B12.
Rrjedhimisht, vegjetarianët dhe veganët janë më të rrezikuar për mungesë ndaj vitaminës B12.
Një studim i fundit ka theksuar se mungesa e vitaminës B12 prej rreth 86 përqind të vegjetarianëve. Mangësia e vitaminës B12 është serioze dhe mund të shkaktojë anemi, dëmtime nervore dhe me kalimin e kohës edhe paralizë.
Fatmirësisht, mungesa e vitaminës B12 lehtë mund të parandalohet. Vitamina B12 mund të gjendet në ushqime të fortifikuara, si drithëra të caktuara, qumësht soje dhe maja ushqyese. Megjithatë, mënyra më e thjeshtë dhe më e besueshme për të siguruar që ju të merrni një sasi të mjaftueshme të B12 është të merrni një shtesë në formë orale.
Doza e zakonshme për personin mesatar është 250 micrograms në ditë ose 2,500 micrograms në javë.
Njerëzit mishngrënës dhe paleo-entuziastë mund të thonë se marrja e një shtojce është e panatyrshme dhe se duhet të hani më shumë mish, megjithatë, yndyrat e mishit janë shumë më të papërshtatshme se dieta me baza bimore./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...