Emigrantët rrisin shkallën e natalitetit në Gjermani, më e larta në 40 vjet

22:06 | 28 Mars 2018
Arbresh.info

Zyrtarët e statistikave kanë bërë të ditur që Gjermania, shteti më i populluar evropian është shënuar një rekord për shkallën më të lartë të lindjeve në 43 vjet, ani pse kjo rritje nuk është në mesin e gjermanëve vendas.

Viti 2016 ka shënuar shtatë për qind rritje të natalitetit kombëtar krahasuar me vitin paraprak, me rreth 792, 131 lindje të regjistruara në vend, ka thënë autoritetit federal i statistikave Destatis, transmeton portali arbresh.info.

Trendi është si vijon: ndërsa nënat gjermane kishin rreth 3 për qind më shumë fëmijë se në vitin 2015, lindjet jo-gjermane u rritën pothuajse një çerek, në 184,660. Sipas raportit, numri i grave nga vendet me familje më të mëdha u rrit pas një fluksi të emigrantëve më 2015-2016. Në atë kohë, më shumë se një milion njerëz kishin ikur në Gjermani nga zonat e shkatërruara nga lufta në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Në mesin e nënave gjermane, një përqindje më e lartë e lindjeve ishte midis 30 dhe 37 vjeç – grupmosha që tradicionalisht ka më shumë gjasa të lindë fëmijë.

Deri në vitin 2016, Gjermania mbeti prapa shumicës së vendeve evropiane sa i përket nivelit të lindjeve, por rritja e vitit 2016 solli shifrën në 1.59 fëmijë për grua, afër mesatares kontinentale dhe më të lartat në Gjermani që nga viti 1973./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme