Google ADS

Tallen keq me Gianni De Biasi

20:49 | 28 Mars 2018
Arbresh.info

Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi u bë protagonist në rrjetet sociale me veprimin e tij në pushimin e ndeshjes miqësore Angli-Itali.

61-vjeçari ishte komentator në sfidën e djeshme së bashku me Alberto Rimedion në televizionin italian RAI.

Në momentin që kolegu i tij njoftoi për kalimin në spotet publiçitare, De Biasit i shpëtoi një gromësimë që nuk kaloi pa u vënë re. Menjëhërë ky moment u shpërndah në rrjetet sociale, ku nuk munguan komentet e shumta.

“Në fund vjen gjëja më e bukur e pjesës së parë, gromësija e De Biazit”, shkruan në mënyrë ironike një komentues. “Gromësima e De Biazit justifikohet sepse ka ngrënë qepë dhe ka pirë birrë Peroni familjare”, shkruan një tjetër.

https://twitter.com/INTER291103/status/978723322702848000

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme