Kosova do të merr pjesë në Kampionatin Evropian të Karatesë që do të zhvillohet Serbi.
Sekretari gjeneral i Federatës së Karatesë së Kosovës, Nazmi Gashi ka zbuluar për Telegrafin se kanë kryer të gjitha obligimet financiare rreth pjesëmarrjes në të gjitha garat që i organizon Federata Evropiane dhe Botërore e Karatesë.
Gashi në këtë formë i është kundërpërgjigjur presidenti të Federatës së Serbisë, Sllavoljub Piper, i cili kishte pohuar se nuk e di nëse do të paraqiten karateistët e Kosovës në Evropianin që do të zhvillohet prej 9 deri më 13 maj në Novi Sad.
“Pagesën për pjesëmarrje në Kampionatin Evropian që pritet të mbahet në Novi Sad e kemi kryer në shkurt të këtij viti në Socchi të Rusisë, ku është mbajtur Kampionati Evropian për kadet, junior edhe U21”, ka pohuar Gashi.
Ai më tutje ka pohuar se e kanë njoftuar Federatën Evropiane si dhe përmes Komitetit Olimpik të Kosovës, Komitetin Ndërkombëtar Olimpik rreth vështirësive që mund t’i vendos shteti serb rreth pjesëmarrjes së karateistëve të Kosovës.
“Kemi njoftuar Federatën Evropiane të Karatesë, Komitetin Olimpik të Kosovës – ky i fundit edhe Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, për konsekuencat që mund t’i kenë gjatë pjesëmarrja në kampionatin që pritet të mbahet në Serbi. Ne jemi duke u marrë me sport dhe nuk duam që politika të përzihet këtu dhe të shkaktohen probleme të panevojshme”, ka thënë Gashi për Telegrafin.
Theksojmë se Piper për mediat serbe ka deklaruar se nuk dihet nëse karateistët e Kosovës do të marrin pjesë në Novi Sad dhe nëse kanë paguar kuotizimin për pjesëmarrje në ngjarjet ndërkombëtare të këtij viti.
Ai gjithashtu ka thënë se nuk ka asnjë rekomandim prej Qeverisë së Serbisë dhe Ministrisë së Rinisë dhe Sportit në lidhje me paraqitjen e mundshme të sportistëve të Kosovës pas javës së kaluar kur qeveria serbe nuk lejoi mbajtjen e turneut të hendbollit për junior rreth kualifikimit për Kupën e Botës.
Kujtojmë se edhe xhudistet serbe nuk janë lejuar të ballafaqohen me koleget shqiptare në kampionatin evropian për të rinj në Bosnje-Hercegovinë.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...