Putin-Vuçiqit: Kush e ka sulmuar Serbinë, e ka sulmuar edhe Rusinë

18:15 | 28 Mars 2018
M. A.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin kanë realizuar sot një bisedë të gjatë telefonike.

Sipas mediave serbe, në linjën telefonike prej 1 ore, dy presidentët kanë diskutuar për ngjarjet e fundit në Kosovë, duke iu referuar arrestimit të Marko Gjuriq.

Putin i ka thënë Vuçiqit se Serbia mund të llogarisë në ndihmën e Rusisë në cilindo aspekt.

“Kush e ka sulmuar Serbinë, e ka sulmuar edhe Rusinë”, i ka thënë Putin-Vuçiqit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme