Google ADS

Policia arreston Mendim Sojevën, që dyshohet se keqpërdori 400 mijë euro në AKPM

17:59 | 28 Mars 2018
M. A.

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi dyshohet se ka keqpërdorur buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë, konkretisht të Agjencionit Kosovar për Produkte Medicinale.

Bëhet fjalë për një shumë 400 mijë eurove, që i dyshuari me inicialet M.S i ka kepërdorur si para për avance të udhëtimeve jashtë vendin, por që dyshohet se këto udhëtime nuk kanë ndodhur fare.

“Policia arreston të dyshuari për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në detyrë. Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion gjegjësisht, Sektori për Hetimin e Korrupsionit, nën dyshime mbi keqpërdorime financiare të avanceve në Ministrin e Shëndetësisë-konkretisht në Agjencionin Kosovar për Produkte Medicinale, sot me datë 28.03.2018, pas zhvillimit të veprimeve hetimore intensive, kanë arrestuar personin e dyshuar: M.S i lindur i 1983, mashkull, kosovar, shqiptar, i cili dyshohet se e ka keqpërdorur buxhetin e paraparë për avanset e udhëtimeve jashtë vendi, duke bërë tërheqje të parave në emër të udhëtimeve zyrtare të cilat udhëtime dyshohet që nuk kanë ndodhur fare. Dyshohet se shuma e parave të keqpërdorura është e konsiderueshme. Me këto veprime i dyshuari dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare ose autorizimit” nga neni 422 KPRK-ës dhe Mashtrimi në Detyre nga neni 426 i KPRK-së. Me aktvendim të prokurorit kujdestar të PTH- Prishtinë i dyshuari ndalohet për 48 orë”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Ndërsa mediat kanë raportuar se në këtë agjenci janë keqpërdorur 400 mijë euro për avance, që janë tërhequr për udhëtime jashtë vendin, e që në fakt nuk kanë ndodhur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme