Google ADS

Mërgim Mavraj urdhërohet të stërvis me skuadrën e dytë të Hamburgut

17:39 | 28 Mars 2018
Arbresh.info

Hamburg ka vendosur që mbrojtësin shqiptar, Mërgim Mavraj, ta dërgoj në skuadrën e dytë.

Ekipi gjerman i ka caktuar ish mbrojtësit të Koln, të stërvitet me skuadrën e U-21.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi gjerman dhe se që mbrojtësi shqiptar është informuar.

“Stafi i trajnerëve ka vendosur ta marrë këtë vendim për arsye sportive dhe do të vazhdojë pa Mërgim Mavrajn nga kjo ditë. Ne e kemi informuar atë t’i bashkohet ekipit U21 në stërvitja nga ky moment”, ka thënë Peter.

Ndërkohë lajmi është bërë publik edhe nga vetë klubi në faqen zyrtare në “Facebook”: “Mërgim Mavraj do të stërvitet me 21-vjeçarët deri në një njoftim të mëtejshëm. Ai është informuar për vendimin nga Christian Titz, Thomas von Heesen dhe Bernhard Peters këtë mëngjes”, shkruan klubi i Hamburgut.

Kujtojmë që Mavraj u ble nga skuadra e Këlnit për 1.8 milionë euro në janar të vitit 2017. Krejt papritur nga një lojtar i rëndësishëm u kthye në një të padëshiruar. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme