Lëndohet Valon Behrami

17:16 | 28 Mars 2018
Arbresh.info

Mesfushori zviceran, Valon Behrami, është lënduar dhe do të mungojë për tre javë.

Behrami është lënduar në fitoren e kombëtares së Zvicrës ndaj Panamas, prej 6 me 0.

Mesfushori lëndoi musulin e këmbës së majtë gjatë këtij takimi.

Behrami ka kryer ekzaminimet e lëndimit, ku edhe zyrtarizohet se ai do të mungojë për tre javët e ardhshme.

Kjo do të thotë që Behrami do të humbasë takimet kundër Atalantas, Fiorentinas, Lazios dhe Cagliarit.Mbetet për t’u parë nëse ai do të jetë në gjendje të përballet me ish-klubin e tij Napoli më 18 prill. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme