Google ADS

Lekaj ua ripërsërit serbëve: Do t’ju arrestojmë po shkelet ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës

16:47 | 28 Mars 2018
M. A.

Lista Serbe pas largimit nga Qeveria Haradinaj ka thënë se serbët do ta formojë vet Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, mirëpo njëri nga ministrat e qeverisë reagojë duke “kërcënuar”, siç e kanë quajtur politikanët serbë, me arrestim.

Është ministri i Infrastrukturës dhe nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, i cili ritheksoi tha se kush do që shkel kushtetutën dhe bie ndesh me ligjet e Kosovës rrezikon të arrestohet.

“Çdo kush që bie ndesh me ligjin mund të arrestohet. Jo që është diçka politike, por ne kemi Kushtetutën e vendit, i kemi ligjet tona”, ka thënë ministri Lekaj për lajmi.net.

Përkundër reagimeve të shumta si të anëtareve të Listës Serbe si dhe politikanëve serbë se Prishtina po vazhdon me kërcënime, Lekaj e ka ritheksuar se është ligji për formimin e AKS-së dhe nëse veprohet njëanshëm që është mund të ketë arrestime.

“Është ligji për formimin e Asociacionit dhe në këtë drejtim nëse veprohet njëanshëm që është kundër kushtetutës, rrezikohet të arrestohet, kusht do coftë”, ishte kundërpërgjigjja e Lekajt ndaj serbëve që reaguan ndaj deklaratës së tij.

Tutje, ai tha se “ata që janë kundër integritetit dhe sovranitet të vendit dhe kundër kushtetutës.”

Sot përfaqësuesit e komunave serbe kanë organizuar një takim në Mitrovicën e Veriut ku po diskutojnë për formimin e AKS-së, që po pretendojnë se do të ndodhë më 20 prill, ditën kur është nënshkruar kjo marrvëshje para pesë viteve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme