Nga ky vit, shkollat nuk do të përdorin thëngjillin për ngrohje

15:13 | 28 Mars 2018
Arbresh.info

Me ftesë të kryesueses së Task Forcës për ajrin, ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj është mbajtur takimi i parë i kësaj task force, ku morën pjesë ministra e zv/ministra të cilët janë pjesë e kësaj task force të krijuar me vendim të Qeverisë pas kërkesës së ministres Reshitaj. 

Ministrja Reshitaj paraqiti para të pranishmëve përgjegjësitë institucionale që kanë anëtaret e kësaj task force, si dhe veprimet që ajo është duke ndërmarrë në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Ajo kërkoi nga ministrat e zv/ministrat angazhim në realizimin e përgjegjësive që dalin nga ligjet dhe udhëzimet administrative që rregullojnë fushëveprimin e ajrit.

“Bashkë më ministrat do të punojmë në reduktimin e cilësisë së ajrit, duke investuar në zgjerimin e rrjetit të ko gjenerimit, ndërrimin e filtrave të termocentraleve, kontrollimin e derivateve të naftës, matjen e gazrave që lirojnë veturat, krijimin e sistemit informativ shëndetësor etj” deklaroi ministrja Reshitaj.

Nga ana tjetër anëtaret e kësaj task force duke përgëzuar ministren për iniciativën dhe angazhimin e saj, paraqiten veprimet që ata janë duke ndërmarrë si dhe u zotuan që do të punojnë në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Në fund të takimit dolën edhe konkluzionet e para të kësaj task force duke përfshirë: Vendimin për ndalimin e dhënies falas të thëngjillit nga KEK për
punëtoret e kësaj korporate nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Ministria e Infrastrukturës shumë shpejt fillon trajnimin e stafit të qendrave të kontrollimit teknik të automjeteve ku deri në fund të vitit do të fillojë edhe
kontrollimi i gazrave të veturave.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë nga ky vit ndalon përdorimin e thëngjillit për ngrohje në Shkolla.

Ministria e Shëndetësisë ka inicuar krijimin e komitetit për shëndet mjedisor dhe të sistemit informativ shëndetësor. Kanë filluar inspektimet e rrepta nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për kontrollimin e cilësisë së derivateve të naftës.

Me kërkesën e ministres Reshitaj Ministria e Punëve te Brendshme ka iniciuar krijimin e policisë së gjelbër . Task Forca për ajrin do të këtë takimi kontinuele për të siguruar implementimin e veprimeve në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme