Google ADS

Lyoni i vendos çmim anësorit Memphis Depay

15:00 | 28 Mars 2018
Arbresh Info

Lyoni do të shqyrtoj ofertat deri në 50 milionë euro për anësorin Memphis Depay.

24-vjeçari e nisi mirë karrierën e tij në Parc Ol pas një kohe zhgënjyese të shpenzuar në Angli dhe ai ka qenë në formë të shkëlqyer këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.

Pas 13 golave dhe 10 asistimeve brenda 43 ndeshjeve kompetitive këtë sezon, Depay ka tërhequr syrin e klubeve më të mëdha evropiane dhe AC Milani është njëri prej tyre të interesuar.

“Rossonerët” kanë pyetur rreth mundësisë për rekrutimin e reprezentuesit holandez gjatë verës dhe atyre i është kërkuar 45-50 milionë euro për të shitur talentin.

Memphis Depay ka shënuar tri gola në ndeshjet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2018./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme