Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe Ilir Grapci, drejtori menaxhues në “Sowi Kosovo” nënshkruan sot një Memorandum Mirëkuptimi për zhvillimin e projekteve për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhim të energjisë elektrike nga era.
Memorandumi parashikon që “Sowi Kosovo” , për prodhim të energjisë elektrike nga era do të ndërtojë në zonën kadastrale Selac, Parkun e
Mullinjëve të erës. Në total, projektet e Sowi Kosovo konsistojnë ne 105Wind kapacitet prodhues energjetik pas finalizimit.
Me këtë rast kryetari Bahtiri ka thënë së nënshkrimi i këtij Memorandumi është një hap shumë i rëndësishëm për projektet për gjenerimin e energjisë
elektrike.
“Komuna e Mitrovicës është e përkushtuar për realizimin e objektivave të energjisë elektrike të vendit dhe inkurajimit të një numri sa më të madh të
investimeve të huaja, të cilat do të ndikojnë në rritjen e punësimit dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve “, ka thënë kryetari Bahtiri.
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
Kanadaja i dorëzon Ukrainës sistemin ushtarak NASAMS
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi,...
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...