Prindërimi është një sfidë për nënën ose babain, dhe në momentin që ky rol kryhet pa pasur në krah partnerin do të bëhet edhe më i vështirë për t’u përmbushur në mënyrën e duhur.
Zakonisht sfidë mund të jetë akumulimi i ankthit, stresi, gjendja ekonomike, vështirësitë në fushën sociale etj.
Si mundet një nënë e vetme të ketë një jetë më të lehtë?
Të rregullojmë emocionet…
Mbani një rutinë ditore sepse kjo do të ndihmojë fëmijën të jetë më i qetë duke qënë se do të dijë se si vazhdojnë aktivitetet gjatë ditës. Rutina e fëmijës duhet sigurisht t’i përshtatet veprimtarive në përgjithësi dhe anasjelltas.
Flisni me fëmijën në lidhje me ndryshimet në jetën familjare. I shpjegoni me qetësi se babai nuk do të jetojë me ju por që mund ta takojë sa herë të ketë dëshirë. Nëse ai është ndarë nga jeta mund t’i shpjegoni se çfarë ka ndodhur në momentin që ai do të jetë në gjendje ta kuptojë.
Filloni të pranoni se partneri jujaj nuk është më ne jetën tuaj, dhe në vend që të mbysni ditët tuaja me mërzi, duhet të përpiqeni të jetoni sa më mirë për veten dhe fëmijën.
Si t’i mbijetojmë vështirësive financiare…
Kjo do të jetë disi më e vështirë duke qënë se ndoshta do t’ju duhet t’ja dilni vetëm me një rrogë. Në këtë moment mund të mendoni për të ndryshuar shtëpi, pra të merrni një më të vogël e cila do të ketë më pak shpenzime. Gjithashtu duhet të përcaktoni çdo muaj një shumë që do të shpenzoni dhe një sado minimale që do të kurseni.
Mendoni se nuk do të jetë e mundur të hapni një biznes të vogël? Merreni njëherë në konsideratë këtë mundësi.
Si t’i mbijetojmë vështirësive sociale…
Kërkoni ndihmë dhe mbështetje nga familja juaj, miqtë apo nënat e tjera në të njëjtat kushte si ju. Ata do të bëjnë të mundur që të kaloni të gjitha vështirësitë në fushën sociale.
I ndihmoni fëmijët të kuptojnë më mirë situatën dhe për pasojë të jenë në gjendje t’i japin një përgjigje personave që do t’i pyesin.
Kujdes në do të filloni një marrëdhënie të re. Krijoni shumë siguri para se ta prezantoni partnerin tuaj me fëmijën./pernenat.al
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq
Sylvinho: Duam edhe të marrim vendin e parë, shkojmë në fush...
Kosova përfiton grant prej 9 milionë franga për mbrojtjen dh...