“Ju duhet të falënderoni Zotin që Lionel Messi është aty”, – Costa paralajmëron Argjentinën

13:58 | 28 Mars 2018
Arbresh Info

Sipas Diego Costas, Argjentina duhet të falënderojë yjet e tyre me fat që kanë në skuadrën e tyre një lojtar si Lionel Messi.

Sulmuesi i Atletico Madrid ishte pjesë e skuadrës së Spanjës që shkatërroi atë të Jorge Sampaolit mbrëmjen e së martës derisa Messi po qëndronte në bankina për shkak të lëndimit, transmeton portali arbresh.info. Costa realizoi golin e epërsisë për nikoqirët që mposhtën skuadrën e Argjentinës me rezultat 6 me 1, e cila padyshim është njëra nga disfatat më të rënda në historinë e tyre, transmeton portali arbresh.info.

Mungesa e 30-vjeçarit për shkak të problemit me kofshë është vërejtur dukshëm dhe kur është pyetur për mungesën e tij, Costa ishte i qartë rreth rëndësisë së Messit te kundërshtari.

“Ju duhet të bëni një analizë në të gjitha aspektet”, ka thënë Costa për yllin e Barcelonës. “Argjentina kritikon shumë Messin, por mund ta shihni që kur Messi nuk është aty, ata janë diçka tjetër”

“Një lojtar si Messi nuk duhet kritikohet. Ju duhet të falënderoni Zotin që ai është aty”

“Messi duhet të trajtohet gjithmonë mirë. Madje edhe nëse luan një lojë të keqe me skuadrën kombëtare, pjesëmarrja e tij në fushë bënë dallimin”

Messi do të kthej përqendrimin e tij tani te Barcelona në mënyrë për të siguruar tripletën. Ata janë në krye të La Ligas, janë në finale të Kupës së Mbretit dhe do të përballen në çerekfinale kundër Romas në Ligë të Kampionëve.

Përveç kësaj, Messi do të udhëheq skuadrën e tij në Kampionatin Botëror në Rusi ku ata do të përballen me Nigerinë, Kroacinë dhe Islandën në fazat grupore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme