Juve rishfaq interesim në Joao Cancelon

13:00 | 28 Mars 2018
Arbresh Info

Juventusi mund të marr avantazhin nga pavendosmëria e Interit në mbrojtësin e Valencias, Joao Cancelo.

Klubi milanez ka në dispozicion në fund të sezonit opsionin prej 35 milionë euro në blerjen e qendërmbrojtësit, i cili është transferuar në ‘Los Che’ në formë huazimi, por ata nuk do të jenë në gjendje për të financuar marrëveshjen deri më 30 qershor kur është edhe afati i fundit, transmeton portali arbresh.info.

Cancelo është bërë pjesë e skuadrës startuse te “Nerazurrët” këtë sezon pas një fillimi që ishte penguar nga lëndimet dhe forma jo e kënaqshme.

Mediat në Itali raportojnë që Juventusi është i gatshëm për të rishfaqur interesimin e tyre në reprezentuesin e Portugalisë, me të cilin ata janë përpjekur për të nënshkruar në formë të përhershme verën e kaluar.

“Raporti i fortë” ndërmjet Zonjës së Vjetër dhe Valencias, pas transferimit të Norberto Netos dhe Simone Zazas në Mestalla vitin e kaluar, mund të ndikojë gjithashtu në marrëveshje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme