Veseli: Nuk do ta lejojmë askënd ta cenojë lirinë tonë, të ardhmen e fëmijëve të Izbicës dhe gjithë Kosovës

15:45 | 28 Mars 2018
Arbresh.info

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka ka përkujtuar të rënët e Izbicës.

Ai përmes një statusi në rrjetin social facebook ka thënë se kurrë nuk do ta lejojnë askënd ta cenojë lirinë e Kosovës, shtetin e Kosovës, të ardhmen e fëmijëve të Izbicës dhe gjithë Kosovës.

Statusi i plotë:
Sot jemi shtet sovran, falë sakrificës së dëshmorëve e martirëve tanë. Askënd kurrë nuk do ta cenojmë, por as kurrë nuk do ta lejojmë askënd ta cenojë lirinë tonë, shtetin tonë, të ardhmen e fëmijëve të Izbicës dhe gjithë Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme