Tite ka lavdëruar skuadrën e Brazilit duke thënë se është mësuar për të luajtur edhe në mungesë të superyllit të lënduar – Neymarit.
Sulmuesi i Paris Saint Germain theu këmbën në muajin shkurt dhe si pasojë e kësaj u detyrua t’i nënshtrohet një operacioni, transmeton portali arbresh.info.
Në mungesë të Neymarit, Brazili mposhti Rusinë me rezultat 3 me 0 para fitores 1 me 0 kundër Gjermanisë të martën duke marr një hakmarrje të vogël nga disfata poshtëruese prej 7 me 1 e pësuar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror 2014.
Tite kishte përshkruar Neymarin si të “pazëvendësueshëm” para miqësoreve, por ishte i kënaqur me mënyrën se si skuadra e tij është përgjigjur pa yllin e tyre.
“Lojtari jonë më i mirë ishte jashtë”, ka thënë fillimisht Tite. “Skuadrës i mungoi Neymar, por ne jemi duke u mësuar për të luajtur dhe për të qenë të fortë edhe pa të”
“Kjo e gjitha na ndihmon për të gjeneruar fuqinë e skuadrës”
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele