Lionel Messi u ka folur lojtarëve të Argjentinës pas pjesës së parë gjatë disfatës së tyre 6 me 1 kundër Spanjës, ka zbuluar Jorge Sampaoli.
Spanja ishte në disavantazh për 2 me 1 pas golave nga Diego Costa dhe Isco, ndërkohë që Nicolas Otamendi riktheu në lojë Argjentinën duke gjetur rrjetën, transmeton portali arbresh.info. Por, skuadra e Sampaolit u shkatërrua në pjesën e dytë kur Isco realizoi dy golat tjera për të finalizuar hat-trick, ndërsa Thiago Alcantara dhe Iago Aspas shënuan gjithashtu.
Messi mungoi në ndeshje për shkak të një lëndimi në kofshë, por shikoi ndeshjen nga tribunat e Wanda Metropolitanos.
Sulmuesi i Barcelonës ndaloi së shikuari ndeshjen pas golit të gjashtë të Spanjës, por Sampaoli beson që ylli argjentinas ka pasur ndikim pozitiv në të gjithë skuadrën gjatë mungesës së tij në fushë.
“Ai shoqëroi grupin gjatë gjithë kohës, ai na shoqëroi neve në dhomën e zhveshjes”, ka thënë Sampaoli pas ndeshjes. “Sigurisht ne e kemi ndier mungesën e tij, por mbi të gjitha, dua të theksoj afërsinë e tij me ne për të stimuluar skuadrën në pjesën e parë”
“Leo ka qenë mbështetës gjatë gjithë kohës duke u përpjekur për t’i inkurajuar djelmoshat e rinj, gjë e cila e bënë atë me të vërtetë të përfshirë në fanellën e Argjentinës dhe që i shton vlerën”
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D