Google ADS

Vuçiq: Qeveria e Kosovës nuk rrëzohet, Lista Serbe mbetet në opozitë

10:49 | 28 Mars 2018
Arbresh.info

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për televizionin serb pas takimit me Përfaqësuesen e Lartë, Federica Mogherini e cila shkoi urgjentisht në Beograd pas arrestimit të Gjuriq në Mitrovicë, ka thënë se Lista Serbe do të mbetet në opozitë dhe se Qeveria e Kosovës nuk do të rrëzohet.

Sipas tij, Lista Serbe duke qëndruar në opozitë do të luftojë për serbët në Kosovë ndërsa, do të marrë ndihmë për këtë nga shteti i Serbisë.

“Nuk mendojmë që Qeveria në Prishtinë do të bie. Nuk do të bie pasi kur është puna të bëhen kundër serbëve të gjithë shqiptarët do të bëhen bashkë, për dallim nga serbët të cilët asnjëherë nuk do të bashkohen pasi nuk u vjen keq për Gjuriqin, e as për Vuçiqin në Srebrenicë, e as nuk u vjen rëndë për diçka të tillë” ka thënë ai.

Vuçiq pas këtij takimi nuk ka komentuar faktin që Lista Serbe ka paralajmëruar formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe njëanshëm më 20 prill. /Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme