Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli në publikimin e raportit të këtij institucioni për 2017 ka thënë se AKK ka trajtuar 357 raste ku sipas tij përfshihen çështje të konflikt interesit e të korrupsionit.
“Agjencia ka ushtruar kallëzime penale në 89 raste ndërsa 139 raste në trajnime Penale. 18 raste janë dërguar në masa administrative”, ka thënë ai duke shtuar se 92 raste janë mbyllur.
“Në prokurori i kemi dërguar rastet që kanë të bëjnë me vepra penale si mosdeklarim i pasurisë, deklarim i rrejshëm, keqpërdorim i detyrës zyrtare etj. Në AKK kanë qenë të detyruar ta deklarojnë pasurinë 6242 zyrtarë ku 886 janë nënshtruar rasteve, 340 janë vërejtur ndryshime, 115 raste ndryshme të mëdha dhe janë dërguar në institucionet relevante”, ka shtuar ai.
Sipas tij AKK ka trajtuar 48 raste sa i përket shkeljes së ligjit.
Ai po ashtu tha se AKK ka trajtuar 166 raste konflikt interesi.
“79 raste janë shmangur, 21 raste pa konflikt, 31 raste për procedurë të mëtutjeshme”, ka thënë ai duke shtuar se kanë pasur bashkëpunime me akterë të ndryshëm./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1738498669548551/
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës