Fillimet e saj i pati në televizion, ku u bë e njohur në prezantim dhe më pas e ftuar në panele të ndryshme.
Artenisën e kujtojmë gjithashtu si prezantuesja e parë e emisionit “E diela Shqiptare” në krahë të moderatorit Ardit Gjebrea.
Bëhet fjalë për Artenisa Ozajn, e cila prej kohësh është tërhequr nga ekrani për t’iu përkushtuar familjes dhe sipërmarrjes.
Ozaj ishte sot e ftuar në studion “Rudina”, në Tv Klan, ku rrëfeu jetën përtej ekranit dhe historinë e dashurisë me bashkëshortin, Olsi.
“Ne kemi 12 vite bashkë, qëkur unë isha 16 vjeç, më pas lidhja jonë kaloi në fejesë, bashkëjetesë dhe martesë. Unë Olsin e kam patur në lagje, ka qenë një nga parukierët më të famshëm dhe shkoja shumë shpesh për të rregulluar flokët aty. Asnjëherë nuk e mendoja që mund të isha krah tij, por nganjëherë gjërat janë të shkruara. Ai kishte shumë kontakte me femra dhe mua më dukej sikur do t’i hyja një gjëje të keqe me këmbët e mia. Ai më dha gjithë sigurinë e mundshme dhe më bindi. Nuk ka patur një propozim në marrëdhënien tonë, erdhi normalisht dasma. Të dy vendosëm të bënim dasmën dhe të krijonim familjen tonë. Ne bëmë një dasmë në kishë dhe secili prej nesh bëri dasmë në shtëpinë e tij, ka qenë dasmë tradicionale”, tha Ozaj.
Gjithashtu ajo ka qënë në studio me vogëlushen e saj Abigail dhe ka treguar sesi i ka ndryshuar jeta pas ardhjes në jetë të saj.
“Qëkur ka lindur Abi jeta ime ka ndryshuar 100%, më ka ndryshuar tërësisht stilin e jetës. Pas 12 vitesh me Olsin ndoshta lidhja kishte nisur të bëhej monotone dhe Abi na e ndryshoi tërësisht është një mrekulli e Zotit,”-shprehet prezantuesja./Klan Tv/
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...