Mjalta dhe uthulla e mollës kanë shumë përfitime shëndetësore për trupin tuaj.
Mjalti është një produkt natyral që është përdorur qysh moti për efektet e mira terapeutike. Por nëse shtoni edhe pak uthull të mollës, ju do të keni një ilaç të jashtëzakonshëm natyral.
Këta dy përbërës të kombinuar bashkë pa dyshim se do të bëjnë mrekulli për shëndetin dhe mirëqenien tuaj, transmeton Klan Kosova.
Ky kombinim ndihmon me artritin, tretjen jo të mirë, infeksionet e ndryshme dhe probleme të tjera shëndetësore.
Përveç kësaj, kjo përzierje e fuqishme mund të rrisë energjinë tuaj, të rregullojë shtypjen e gjakut, të ndihmojë me problemet e lëkurës si dhe t’ju ndihmojë të humbni peshë.
Këto dy përbërës veprojnë mrekullisht në trupin tuaj, sepse ato janë alkalike dhe rregullojnë nivelin e pH në trup.
Por si ta përgatisni këtë pije të shëndetshme?
Përbërësit:
1 lugë gjelle mjaltë
1 lugë gjelle uthull molle
1 gotë ujë
Përgatitja:
Përzieni të gjithë përbërësit bashkë dhe konsumojeni këtë pije 20 minuta para mëngejsit.
Përsëriteni këtë procedurë çdo ditë por konsultoheni megjithatë me mjekun sepse konsumimi i vazhdueshëm i uthullës së mollës mund të jetë edhe e dëmshme për shëndetin tuaj.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...