Google ADS

Politikanët serbë mblidhen sot në ora 12:44 për një përpjekje të kotë

09:00 | 28 Mars 2018
Arbresh.info

Kryetari i Listës serbe, Goran Rakic, ka ftuar përfaqësuesit e katër komunave veriore të vendit me popullatë shumicë serbe, që të marrin pjesë në takimin urgjent ku do të diskutohet për situatën politike dhe të sigurisë në veri.

Shefi i Srpska-s, Goran Rakiq së bashku me disa përfaqësues të komunave serbe në Kosovë pritet të mbajnë një takim urgjent në Mitrovicën Veriore. Takimi pritet të mbahet në ora 12:44, thuhet në njoftimin e Listës Serbe, transmeton Indeksonline

Arsyeja se pse do të mblidhen në orën 12:44 është simbolikë që komunat serbe po e përdorin për të kujtuar Rezolutën 1244.

Ndryshe, partia të cilën e udhëheq Rakiqi kërcënoi dje me shpallje të një anshme Asociacionit të Komunave me shumicë serbe pikërisht në këtë takim.

“… do të mbajmë një seancë me të gjitha 10 komuna me shumicë serbe dhe aty do të propozojmë që në 5 vjetorin prejse u morëm vesh në Bruksel për krijimin e AKS të formojmë këtë asociacion dhe për këtë do të informojnë presidentin Vuçiq i cili ka premtuar se do të përkrah secilin vendim tonin. Ne natyrisht do të konsultohemi me ata dhe do të përkrahin gjithçka që ne të vendosim”, është shprehur Rakiq.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme