Google ADS

Publikohet raporti i monitorimit te rasteve gjyqësore për liberalizimin e vizave

07:42 | 28 Mars 2018
Arbresh.info

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN) dhe Internews Kosova do ta publikojnë sot raportin me gjetjet nga monitorimi i rasteve gjyqësore të shënjestruara për liberalizimin e vizave.

Pjesëmarrës në këtë takim janë: Aleksandër Lumezi, Kryeprokurori i Shtetit; Enver Peci, Kryetar i Gjykatës Supreme; Abelard Tahiri, ministër i Drejtësisë; Reshat Millaku, Prokuror, Koordinator i KPK-së për rastet e shënjestruara; Hasan Shala, Kryetar i Gjykatë së Apelit; Afërdita Bytyqi, Kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë; Skënder Çoçaj, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, etj.

Po ashtu, do të marrin pjesë gjyqtarë dhe prokurorë të rasteve specifike të shënjestruara, avokatë si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Tryeza e diskutimit, e cila do të moderohet nga redaktori i Emisionit “Drejtësia në Kosovë”, Kreshnik Gashi dhe do të mbahet në ambientet e Objektit A të Pallatit të Drejtësisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme