Shumica dërrmuese e shtetasve franceze kundërshtojnë shitjen e armëve në Arabinë Saudite dhe në shtetet tjera të Gjirit, të cilat janë duke sulmuar Jemenin.
Sipas një sondazhi të fundit, 75 përqind e të anketuarve dëshirojnë që Presidenti francez Emmanuel Macron të ndalojë ofrimin e armëve në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vende të tjera të përfshira në konfliktin e Jemenit, tregoi sondazhi i porositur nga SumOfUs, një organizatë globale avokimi, transmeton portali arbresh.info
Sondazhi është kryer në mes të një protestes në rritje ndërkombëtare mbi luftën e udhëhequr nga sauditët.
Franca ka shitur rreth 2 miliardë dollarë armë në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në vitin 2016.
Sipas të dhënave të Institutit Ndërkombëtar të Stokholmit për Kërkimin e Paqes (SIPRI), Franca është furnizuesi i tretë më i madh i armëve në Arabinë Saudite./arbresh.info/
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...