Zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se Kosova ka qenë e detyruar të reagojë ndaj provokimit që bëri Serbia me ardhjen e Marko Gjuriq, pa lejen e Kosovës.
“Kosova ka qenë e detyruar të reagojë, kanë qenë të detyruara ta bëjnë punën e tyre, pavarësisht për kënd flasim. Ajo që ndodhi dje ka qenë situatë e zbatimit të ligjit. Ka qenë situatë provokuese, krejtësisht e panevojshme, provokim i kot me të cilin është tentuar të testohet durueshmëria e institucioneve të Kosovës dhe u dëshmua se Kosova ka institucionet e veta”, ka thënë Ramadani, i cili ka shtuar se rasti i Gjuriqit është izoluar.
“Kjo situatë është e izoluar dhe nuk bëhet fjalë për vazhdimësi të përsëritjes së provokimeve”, ka thënë ai.
I pyetur për raportimet se shefi i tij, Ramush Haradinaj, nuk ka qenë protagonist në aksionin e organizuar për arrestimin e Gjuriqit, Ramadani është përgjigjur, duke thënë se protagonist ka qenë Policia e Kosovës.
“Edhe në aspektin institucional, protagonistët e vetëm kanë qenë Policia e Kosovës. Këto janë çështje të procedurave të rregullave ligjore dhe sigurisht që Haradinaj ka qenë i informuar. Ka qenë një angazhim i përbashkët politik. Protagonizmin e kësaj situate duhet ta qartësojmë se e ka Policia e Kosovës”, ka thënë Ramadani.
Zëvendësministri i FSK-së, ka thënë se aksioni i Policisë së Kosovës për arrestimin e Gjuriqit ishte mirë i organizuar dhe se nuk kishte efekte anësore, sipas tij, lëndime të rënda apo humbje të jetëve.
“Janë dy dimensione brenda një operacioni. Ajo çka besoj që duhet të analizohet që është përgatitja dhe realizimi i objektivit. Efektet anësore nuk kanë qenë negative, nuk ka pasur lëndime të rënda, apo humbje të jetës. Si e tillë ka pasur sukses dhe kjo i adresohet një operacioni profesional prej policisë. A ka mundur të jetë më mirë ose më keq afër drejtorisë së PK-së, besoj se këto janë masa në ndërtimin e parametrave të sigurisë. Operacioni ka qenë i ndjeshëm, prandaj besoj se operacioni ka qenë i suksesshëm, nuk ka pasur përdorim jo proporcional të dhunës”, ka thënë veç të tjerash Ramadani./Koha.net/
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...