Shtetet e Bashkuara thanë se dënojnë me forcë ngjarjet e së hënës në Mitrovicë, që sipas tyre rrisin në mënyrë të panevojshme tensionet dhe kërcënojnë stabilitetin rajonal.
Në një deklaratë të lëshuar të martën nga zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit Heather Nauert, SHBA u bëjnë thirrje të gjitha palëve “që të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës si dhe të veprojnë me qetësi për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore.”
“Për të krijuar paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Ballkan, – thuhet në deklaratë, – Kosova dhe Serbia duhet të përqëndrohen në normalizimin e marrëdhënieve nëpërmjet Dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.”
“Shtetet e Bashkuara, – përfundon deklarata e Departamentit të Shtetit, – janë të gatshme të mbështesin të gjitha palët në bisedimet e Dialogut.”
Të hënën, nësitë e policisë së Kosovës ndërhynë në veri për të shpërndarë një tubim ku merrnin pjesë zyrtarë serbë që kishin hyrë në Mitrovicë me gjithë ndalesën nga autoritetet e Prishtinës.
Policia arrestoi dhe e dërgoi në Prishtinë shefin e zyrës serbe për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili bashkë me sekretarin e përgjithshëm të presidentit të Serbisë, Nikola Selakoviç, kishin hyrë në Mitrovicë jashtë rrugëve të ligjshme.
Policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë të tubuarit./VoA/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit