Ministrja gjermane e Mbrojtjes u ka thënë trupave të këtij shteti në Afganistan që ata do të mbeten në shtetin e shkatërruar nga lufta për një kohë të pacaktuar.
Deklarata vjen pas vendimit të Berlinit për të rritur numrin e trupave, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk ka një kornizë kohore që duhet të ndiqet me patjetër”, u tha Ursula von der Leyen ushtarëve gjermanë gjatë vizitës së bazës ushtarake në qytetin Mazar-i-Sharif.
Duke përmendur gjendjen e përkeqësuar të sigurisë në Afganistan, von der Leyen u kërkoi ushtarëve gjermanë për “durim dhe forcë qëndrimi” derisa forcat lokale të jenë gati të mbajnë përgjegjësinë e plotë për sigurinë e vendit të tyre.
Vërejtjet e saj vijnë vetëm disa ditë pasi parlamenti gjerman vendosi të zgjasë misionin e Bundeswehr në Afganistan dhe të rrisë numrin e trupave të vendosura atje nga 980 në 1300.
Qeveria e sapokrijuar e koalicionit gjerman gjithashtu është zotuar të rrisë shpenzimet ushtarake prej më shumë se 12 miliardë dollarë gjatë katër viteve të ardhshme.
Vendimi i Gjermanisë për të dyfishuar në Afganistan vjen pas lëvizjeve të ngjashme të politikës në Uashington./Arbresh.info/
Zhegrova dribluesi më i mirë i javës së parë në Champions Le...
Ministria e Mbrojtjes: Rreth 6500 vullnetarë rekrutohen në U...
Vengu: Regjimenti i Operacioneve Speciale, pjesë e stërvitje...
Kurti do të marrë pjesë në Forumin e Sigurisë së Varshavës
Ministrja Haxhiu inkurajon gratë të ndjekin rolet udhëheqëse
UEFA publikon formacionin e javës së parë të Champions Leagu...