Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka thënë në Zona B se vënia e taksës në ”Rrugën e Kombit” nuk i sjellë përfitim bizneseve por madje as qytetarëve ndërsa e ka cilësuar vendim të ngutshëm.
Gërxhaliu ka potencuar se paraprakisht do duhej të gjendej një alternativë para se të merrej vendimi për vënien e taksës e cila detyron automjetet që do të kalojnë në rrugën e Kombit, të paguajnë shifër e cila varion nga 2.5 euro për motorët, 5 euro për veturat e deri në 22.5 euro për kamionët e tonazhit të rëndë.
”Jemi në një situatë ku po vihen barriera bashkëpunimi mes Kosovës e Shqipërisë”.
”Kjo rrugë e meriton ta ketë epitetin si ”Rrugë e Kombit”, jemi në një formë për të paguar këtë lloj takse por jo kaq të lartë. E kur bëhet kjo taksë e tillë, duhet të ketë dhe alternativë sepse nuk e kanë të gjithë luksin e tillë për të paguar një shifër të tillë”.
”Një taksë e tillë është shumë e ngutshme dhe shumë e lartë. Ky vendim është i gabuar. Jemi në një situatë kur qytetari dhe konsumatori do të jenë të goditur”.
”Në këtë drejtim komuniteti biznesit do ta ngrisë zërin dhe besoj që ky vendim të dërgohet në Gjykatën e Arbitrazhit”.
”Ajo çka i mungon raportit të biznesit Kosovë – Shqipëri është besimi. Në mbledhje të qeverive duhet të dalim nga ai petku i prezantimit medial. Në këtë drejtim qytetarët e Kosovës nuk e meritojnë një tretman të tillë në Shqipëri”.
”Vetëm në sezonin turistik kosovarët i lënë në Shqipëri më tepër se 400 milionë euro. Kjo është koha ku duhet reaguar që kosovari të mos trajtohet në rëndin e dytë në restaurantet shqiptare”.
”Druajë që politika në Shqipëri është në interes të personaliteteve të caktuara. Por kjo ngritje e çmimit, kjo taksë e dëmton rëndë biznesin. Është mëse shqetësuese sepse politika po ngulfat bizneset në Shqipëri”
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...