Google ADS

Qipro: Po Turqisë si aleat i gazit, por jo diplomacisë me zjarr

22:37 | 27 Mars 2018
Trina Galanxhi

Presidenti i Qipros ka deklaruar se do të donte të kishte Turqinë aleat në ofertën e kombit ishull për të shfrytëzuar rezervat e mundshme të gazit në det, por sipas tij “Ankaraja duhet të ndal diplomacinë e zjarrit”.

Presidenti Nikos Anastasiades tha të martën se është i kënaqur me shprehjen e solidaritetit të Bashkimit Europian mbi Qipron dhe “dënimin e fortë të paprecendent” të masës së Turqisë për dërgimin e anijeve luftarake me qëllim të bllokimit të shpimeve nga kompania italiane Eni, transmeton portali arbresh.info

Ai tha se argument i Turqisë se po vepron për të mbrojtur interesat e turqve qipriotë të shkëputur në burimet natyrore të vendit të ndarë etnikisht është një “farsë” për të arritur qëllimin për të kontrolluar rezervat hidrokarbure të Mesdheut lindor dhe për të vepruar si furnizues kryesor i energjisë në Europë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme