Vuçiq: Me Mogherinin biseduam për Kosovën dhe të ardhmen e dialogut

22:18 | 27 Mars 2018
Arbresh.info

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar qytetarët se cka ka biseduar me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se temë e diskutimit ishin zhvillimet e fundit në Kosovë dhe e ardhmja e dialogut për normalizim të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, transmeton Indeksonline.

“Me përfaqësuesen e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini në një bisedë substanciale dhe të frytshme në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe dialogun e ardhshëm për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës”, ka shkruar Vuçiq në Twitter, duke ia bashkangjitur një foto nga takimi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme