Qeveria e Maqedonisë po shkon drejt një rikonstruktimi të ri. Kjo u konfirmua gjatë së dielës nga kryeministri aktual, Zoran Zaev i cili pretendon të rrisë shumicën parlamentare në 70 deputetë, gjë që imponon me çdo kusht edhe rikonstruktim të tërësishëm të kabinetit qeveritar.
Partia që është përfolur më së shumti që mund të bëhet pjesë e kësaj qeverisje ka qenë Lëvizja Besa e drejtuar nga Afrim Gashi.
Në një prononcim për Indeksonline Maqedoni, zëdhënësi i kësaj partie, Orhan Murtezani, ka deklaruar se Lëvizja Besa është e interesuar të bëhet pjesë e ekzekutivit, por gjithnjë duke insistuar të pranohen parimet saja.
“Disa herë e kemi përsëritur qëndrimin tonë, jemi të gatshëm që ta ndihmojmë shumicën parlamentare dhe qeverinë në procesin e implementimit të reformave. Në të vërtetë, ne nuk kemi kërkuar të hyjmë në qeveri, por edhe nuk kemi refuzuar të përfshihemi në qeveri. Kjo varet më shumë nga kryeministri. Nëse ai dëshmon gatishmëri për ta pranuar Lëvizjen BESA me parimet dhe principet e saj, për neve nuk është problem”, tha Murtezani.
I pyetur nëse deri më tani ka pasur bisedime mes Lëvizjes Besa dhe LSDM-së rreth kësaj çështje, Murtezani pohoi se ka pasur bisedime por se deri më tani nuk është arritur të konkretizohet asgjë.
“Në këtë drejtim ka pasur komunikim dhe bisedime me LSDM-në, mirëpo për shkak se kryetari Afrim Gashi ndodhet në udhëtim zyrtar në Zvicër, këto bisedime nuk kanë arritur të konkretizohen”, ishte shprehur Murtezani.
Ai tha se pas kthimit të kryetarit Gashi në vend, opinioni do të njoftohet edhe me gjëra më konkrete sa i përket hyrjes në qeveri të Lëvizjes BESA.
Ndërkohë Zaev ka thënë se zgjerimi i shumicës parlamentare ka për qëllim përforcimin e saj në prag të vendimeve të rëndësishme që duhet të marr vendi. Nga BDI-ja ende nuk komentojnë idenë e kryeministrit Zaev për zgjerim të koalicionit qeverisës. /Indeksonline
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...