Presidenti francez, Emmanuel Macron ka deklaruar se fëmijët francezë do të fillojnë shkollën në moshën tre vjeçare në vend të gjashtë.
Ky ndryshim ka ardhur si pjesë e reformave të reja arsimore, transmeton portali arbresh.info
Ndryshimi do të bëjë Francën vendin me arsimimin e detyrueshëm me moshën më të ulën në Europë.
Megjithatë, ky vendim nuk pritet të ndikojë te fëmijët francezë, pasi shumica e familjeve franceze tashmë kanë zgjedhur që të dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë në atë moshë.
Vetëm 2.4% e fëmijëve nuk janë të regjistruar në atë moshë, tregojnë shifrat e qeverisë.
Macron tha se ndryshimi ka për qëllim reduktimin e pabarazisë në arsim, pasi prindërit në zonat më të varfëra të Francës dhe në territoret jashtë shtetit kanë më pak gjasa të dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë në moshë të re./arbresh.info/
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve
Vdes në QKUK gruaja që mbeti e lënduar nga aksidenti mes tre...
Policia arreston një person pas kontrollit në një lokal në P...
Vëllai i Madh liron nga kafazi banorët pas 24 orëve
Policia “rrjep” me gjoba qytetarët, Jashari: Prioriteti i ty...