Google ADS

Trajneri i Gjermanisë U-21, çfarë Kosove, mbresëlënëse

21:09 | 27 Mars 2018
M. A.

Trajneri i Gjermanisë U-21, Stefan Kuntz ka lavdëruar paraqitjen e futbollistëve të Kosovës, pas barazimit 0-0 mes të dyja skuadrave në Mitrovicë.

Pas përfundimit të takimit Kuntz u shpreh se është habitur nga paraqitja e jashtëzakonshme e futbollistëve të Kosovës në nivelin fizik.

Kuntz tha se futbollistët e Kosovës U-21 kanë vrapuar aq shumë sa që kanë pësuar tërheqje muskulore.

“Futbollistët e Kosovës kanë luajtur mirë, kanë vrapuar deri kur pësonin tërheqje muskulore. Kjo është mbresëlënëse”, ka thënë Kuntz, në një intervistë për Supersport pas përfundimit të takimit në stadiumin “Adem Jashari”.

Ndeshja mes Kosovës dhe Gjermanisë e zhvilluar sot, përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.

Kosova ndodhet në vendin e dytë në grup me 11 pikë, ndërsa Gjermania radhitet e para me 16 pikë të grumbulluara.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme