NATO i është bashkuar një numri të madh të qeverive në botë për të dëbuar diplomat rusë, në përgjigjje të një sulmi nervor ndaj një ish-spiuni në Britani të Madhe.
Aleanca ushtarake e udhëhequr nga SHBA-të ka dëbuar shtatë punonjës rusë dhe ka mohuar akreditimin për tre të tjerë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të spiunëve të dyshuar të dëbuar në pothuajse 150, duke përfshirë edhe 23 të dërguar fillimisht nga Britania, transmeton portali arbresh.info
“Kjo do të dërgojë një mesazh të qartë në Rusi dhe do t’ia bëj të ditur Moskës së sjelljet e tyre kanë pasoja”, tha shefi i NATO-s Jens Stoltenberg në Bruksel.
Në një akt bashkimi të pashembullt, të paktën 24 vende i janë bashkuar Britanisë në përgjigjje ndaj sulmit që ndodhi më 4 mars ndaj ish agjentit të dyfishtë rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij në qytetin anglez Salisbury./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?