Valdet Gjinovci, kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës pas takimit për më shumë se një orë me kryetaren e Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut Duda Balje, ka thënë për media se mishi i prishur nga Belgjika nuk ka hyrë asnjëherë në Kosovë.
“Mishi si i tillë nuk ka hy në Kosovë, mishi si i tillë është asgjësuar në momentin e hasjes nga ana e inspektorëve të Agjencisë dhe si i tillë nuk është lejuar që të tregtohet në vendin tonë, pra është asgjësuar në vendin ku është gjetur dhe nuk është lejuar të importohet në Kosovë”, tha Gjinovci.
Duda Balje tregoi se kishte ardhur në këtë takim për shkak se ofrimi i mishit me afat të skaduar te konsumatorët konsiderohet shkelje e të drejtave të njeriut.
Edhe Balje deklaroi se mishi pa afat nuk ka ardhur në Kosovë.
“Mishi pa afat s’ka ardhur në Kosovë asnjëherë. Kemi ndoshta probleme me operatorët e biznesit, edhe këtu jemi ndalë”, tha Balje.
Por ajo e pranoi se në treg mund të ketë pasur produkte të këqija.
“Si Komision për të drejta të njeriut jemi në fazën e mbledhjes së informatave, kemi planifikuar edhe një takim me operatorë biznesi të papërgjegjshëm që nuk kanë respektuar masat higjienike, ka mundësi që në treg kemi pasur disa produkte të këqija”, deklaroi Balje.
Ajo bëri të ditur se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka vetëm 10 inspektorë për 36 komuna.
“Kam marrë obligim me bisedu edhe me deputetët, përfaqësuesit e qeverisë për transferim të inspektorëve komunalë në nivelin qendror”, tha Balje.
Edhe kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës Valdet Gjinovci tha se po të jenë inspektorët komunalë në kuadër të agjencisë do të ketë një kontroll më të mirë të produkteve ushqimore.
“Dhe transferi i inspektorëve do të realizohet në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë nga niveli komunal në nivelin qendror me qëllim që të kemi një proces, një zinxhir nën kontroll sa i përket industrisë ushqimore në përgjithësi”, tha Gjinovci.
Ai tregoi edhe masat që ndërmerren ndaj operatorëve ku hasen shkelje.
“Në bazë të planit të kontrollit zyrtar të gjithë operatorët e vendit kontrollohen, monitorohen dhe vlerësohen, dhe në rastet kur hasen shkelje mbyllen deri në marrjen e masave korrektuese e mandej lejohen që të punojnë”, tha Gjinovci.
Skandali i mishit belg shpërtheu kur u mbyll kompania Veviba në Belgjikë më 10 mars për shkak të mungesës së higjienës në vendet ku ruante produktet e mishit.
Kjo kompani kishte eksportuar mish edhe në Kosovë.
Njërit prej importuesve të mishit belg, Anton Jupa, i është caktuar paraburgimi prej një muaji.
Kohëve të fundit në disa raste nëpër komuna është gjetur mish me afat të skaduar që më pas është asgjësuar. /kallxo.com
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...