Kryeministri belg Charles Michel ka konfirmuar dëbimin e një diplomati rus lidhur me rastin Skripal.
Qeveria e Belgjikës mbajti një mbledhje urgjente në seancë private – me pjesëmarrjen e Kryeministrit, Ministrit të Punëve të Jashtme dhe krerëve të agjencive të sigurisë, transmeton portali arbresh.info.
Kryeministri i vendit Charles Michel deklaroi para takimit se masat e mundshme të reagimit nga Bashkimi Evropian dhe NATO në lidhje me incidentin në Salisbury nuk duhet të perceptohen si një vendim i marrë nga qeveria e Belgjikës.
Kështu, Belgjika ndoqi masën, e shpallur nga 16 vende të BE më 26 mars dhe e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Norvegjia, Ukraina dhe disa vende të tjera, për të dëbuar diplomatët rusë në lidhje me helmimin e ish-punonjësit rus të inteligjencës, Sergei Skripal dhe vajzës së tij në Salisbury, që fajësuan Moskën./Arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...