Shumica parlamentare do të ngrejë iniciativë në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me vendimin e presidentit Gjorgje Ivanov, i cili vazhdon të refuzojë të nënshkruajë dekretin e ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Këtë e paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev në një konferencë për shtyp pasditen e sotme.
Ai druan se Ivanovi mund të bllokojë në këtë mënyre edhe ligjet e tjera reformuese. Por sipas Zaevit, Kushtetua obligon presidentin që ta nënshkruajë dekretin e ligjit të gjuhëve që është rivotuar në Kuvend me shumicë votash, pas kthimit të parë nga ana e presidentit.
“Gjykata Kushtetuese të na tregojë se çfarë mundë të bëhet në një rast të tillë, për arsye se siç thash, se mund të ndodhë që Presidenti të vendosë që të mos i nënshkruaj 30 ligjet e ardhshme dhe të njëjtat duhet që përsëri të votohen. E pas rivotimit, Kushtetuta është e qartë. Presidenti është i detyruar që ta nënshkruaj dekretin. Ai mund të vendosë edhe që mos ta nënshkruajë dhe në këtë rast ne e bllokojmë demokracinë. Pra një nga mundësitë është edhe iniciativa para Gjykatës Kushtetuese”, tha Zaev./AlsatM
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë