Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri konsideron se vendimi i largimit të Listës Serbe nga Qeveria e Kosovës, është veprim i ngutshëm por sipas tij kjo nuk nënkupton rrëzim të qeverisë.
Këto deklarime i pari i Mitrovicës, Agim Bahtiri i dha sot në Info Magazine ndërsa ka komentuar gjendjen aktuale në vend pas arrestimit të djeshëm të zyrtarit të lartë serb, Marko Gjuriq i cili dhe më pas u depërtua pasi hyri ilegalisht në territorin e Kosovës.
”Ne nuk na duhet asnjëherë asnjë përplasje e sidomos me Listën Serbe, ne dëshirojmë një fqinjësi të mirë një bashkëjetesë të mirë”.
”Dita e djeshme sikurse ndodhi, ndodhi sipas ligjeve të Kosovës dhe të gjithë ata që e morën atë guxim ishin të arsyeshëm”.
”Unë iu dal zakonisht në përkrahje të Policisë së Kosovës, ai ishte vendim i Qeverisë së Kosovës”.
”Vendimi i Listës Serbe, për largim nga qeveria është i ngutshëm dhe i pamatshëm. Zotri Rakiq dhe të tjerët të cilët kanë marrë këtë vendim, është i gutshëm por ndoshta është dhe personal, sepse gjithë këtë faj e posedon ai i cili ka hyrë pa leje, pra është Marko Gjuriq”.
”Policia ishte sjell në mënyrë korrekte dhe profesionale ndërsa kanë zbatuar urdhrat. Lista Serbe besoj që të kthehen prapa me vendimin e tyre sepse më e mirë është bashkëjetesa e përbashkët pa probleme”.
”Absolut jo nuk e konsideroj qeveri të rrëzuar, ne mund të gjejmë forcë edhe pa ta (Listen Serbe) sepse është çështje e tyre politike grupore”.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...