Duke e konsideruar si vendim të drejtë dëbimin e dy diplomatë rus nga vendi ynë, Klosi theksoi se Shqipëria u solidarizua me aleancën e NATO-s dhe Britaninë e Madhe edhe pse sipas tij duhej një ndërveprim mes institucioneve në vend për të arritur këtë vendimmarrje.
“Nuk është problemi i numrit, por i mesazhit. Me këtë që bëmë japin mesazhin se Shqipëria është anëtare e devotshme e NATO. Caktimi i tyre mund të mos jetë rastësi, por atasheu ushtarak dihet që është përfaqësues i ushtrisë përkatëse në këtë vend dhe asi për detyrë të përmirësojë marrëdhëniet midis palëve. Është normale meqë po e bëjmë në kuadrin e NATO”, tha ai.
Në lidhje me përcaktimin e termave se si janë etiketuar diplomatët rus, Klosi tha se nuk ka rëndësi termi nëse janë spiunë apo agjentë, por ajo çfarë ata raportojnë për vendin tonë.
“Edhe ambasadori edhe sekretari i parë bëjnë raportin se çfarë ndodh në Shqipëri. Ata paguhen për këtë punë. Nga kjo pikëpamja mund t’i quash agjentë, ose po të duash mund t’i quash sekretar i parë. Atasheu ushtarak është zyrtar. Ky është si një gjest që ‘ne e përzumë atasheun dhe nuk duam të kemi më marrëdhënie me Rusinë”. Kështu mendoj unë. E mira do të ishte që të kishte një bashkëpunim mes institucioneve që gjithçka të behej më e pjekur dhe më e arsyeshme”, tha Klosi në Report TV.
Bendo në Komisionin e Sigurisë
Klosi foli edhe në lidhje me raportimin e Helidon Bendos, i komanduar në postin e kreut të SHISH, i cili sipas burimeve ka folur edhe në lidhje me dëbimin e dy zyrtarëve të lartë rus nga vendi ynë.
“Është një gjë e përgjithshme raportimi për situatën. Gjuha e përdorur është me e arsyeshmja duke thënë qe ‘po ne po e ndjekim dhe ka një influencë ruse’. Nëse do të ketë në nivele të larta pastaj mbetet që ne të themi dhe emrin, por sot lexova që ky ndikim është në nivele të ulëta. Në kohën time SHISH nuk ka patur asnjë lloji marrëdhënie me ambasadën. Frymën se çdo gjë ruse duhet përplasur, më shumë e ka krijuar media mendoj unë. Besoj se kaq, asgjë më shumë. Ata e kanë të qartë se ne e morëm këtë vendim në solidaritet me NATO. Ata problemin e kanë me Amerikën, BE, Britaninë. Për mua është lojë spiunësh. Sot sistemet e komunikimi janë komode saqë ka rënë roli i spiunit të mirëfilltë. Çdo gjë është sheshit”, tha Klosi.
Ndërkohë që sot kreu i komanduar i SHISH, Helidon Bendo për më shumë se tre orë raportoi në komisionin e Sigurisë kombëtare duke pohuar ndikimet ruse në vendin tonë.
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...