Google ADS

Prokuroria e Serbisë hapë rast për arrestimin e Gjuriqit

17:46 | 27 Mars 2018
M. A.

Prokuroria për krim të organizuar ka ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm nga kompetencat e veta lidhur me arrestimin e të ashtuquajturit drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq, i është thënë agjencisë beta në Prokurori.

Siç është sqaruar, opinioni, për të gjitha, do të njoftohet me kohë.

Marko Gjuriq është arrestuar dje në Mitrovicë nga Policia e Kosovës pas hyrjes ilegale në vendin tonë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme