Aleksey Balashov dhe Vladislav Fhilipov, dy diplomatët rus për të cilët Ministria e Jashtme mori vendimi për t’i dëbuar nga Shqiperia, duhet të lënë vendin tonë brenda një jave.
I njëjti afat i është dhënë të 137 diplomatëve për të cilët është vendosur e njëjta masë nga 23 vende aleate dhe partnere të NATO-s.
Vendimi i së hënës që iu komunikua ambasadorit rus në Tiranë përmes një note verbale nga Ministria e Jashtme, nuk duket të ketë ndikuar në aktivitetin normal të ambasadës.
Edhe pse të vendosur në siklet nga prania se kamerës së televizionit Klan, një numër i madh punonjësish kryesisht shtetas rus, përfshirë dhe ambasadori, i janë drejtuar ambasadës në orarin zyrtar të punës.
Televizioni Klan kontatoi me stafin e ambasadës për të marrë një reagim nga ambasadori lidhur me vendimin e dëbimit të Sekretarit të Parë të Ambasadës si dhe atasheun ushtarak, por përgjigjia ishte mohuese: “As ambasadori dhe asnjë nga punonjësit e tjerë të ambasadës nuk kanë asnjë koment”.
Vendimi për dëbimin e dy diplomatëve si persona të padëshirueshëm, i argumentuar zyrtarisht se veprimtaria e tyre nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik, u mor në koordinim me partnerët e NATO-s, si reagim për helmimin e ish-agjentit të dyfishtë rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij në Britaninë e Madhe./Klan
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...