Holanda ka tërhequr njërin nga diplomatët e saj nga Turqia pas raportimit të mediave turke se punonjësi konsullor u zbulua gjatë aktiviteteve të spiunimit.
Ministria e Jashtme holandeze ka thënë se diplomati, i cili punonte në konsullatë në Stamboll, u larguar nga Turqia për shkak të sigurisë, transmeton portali arbresh.info.
“Për sigurinë e tij, për shkak të publicitetit diplomati në fjalë është larguar të hënën nga Turqia. Ai punonte në Konsullatën e Përgjithshme holandeze në Stamboll, dhe ishte përgjegjës për aktivitetet rajonale”, thuhet në deklaratën e ministrisë.
Një zyrtar turk i tha Al Jazeera se diplomat ishte ekspozuar nga agjencia turke e inteligjencës, MIT, ndërsa ai ishte i angazhuar në aktivitete të inteligjencës.
Duke folur në kushtet e anonimitetit, zyrtari tha se diplomati po punonte për të mbledhur informacion mbi operacionin ushtarak të Turqisë në rajonin veriperëndimor sirian të Afrin.
“Autoritetet turke nuk kanë bërë një lëvizje diplomatike për të deportuar diplomatin holandez pas marrjes së provave dhe e kanë lejuar atë të largohet nga vendi,” tha ai.
Disa rrjete private të medias turke kanë publikuar regjistrimin, duke treguar diplomatin gjatë takimeve me burime në Stamboll./Arbresh.info/
Kurti vizitoi njërën nga depot me armatim të ushtrisë së Kos...
Hajrullahu: Transparenca dhe llogaridhënia janë dy shtyllat ...
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...