Google ADS

Yagcilar : Pozitat e larta janë kqye për funksionimin e mirëfilltë të administratës shtetërore

15:32 | 27 Mars 2018
Arbresh.info

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, në konferencën e organizuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe, ka folur në tryezën me temë “ Fuqizimi i qeverisjes së mirë, transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve të Kosovës“.

Ministri Yagcilar, në diskutimin e tij u përqendrua në pozitat e larta drejtuese në Shërbimin Civil. Siç tha ai, pozitat e sekretarëve dhe e drejtorëve të përgjithshëm apo ato të krye shefave ekzekutivë janë pozita kyçe, për funksionim të mirëfilltë të administratës shtetërore. Në këto pozita kryqëzohen idetë politike me zbatimin e ligjit, me ç’rast kërkesat politike shndërrohen ne mekanizma ligjorë, por edhe pika ku çështjet jo ligjore ndalohen për të mos vazhduar rrugën me tutje.

Ministri tha se, këto pozita kërkojnë aftësi menaxheriale, udhëheqëse, planifikuese dhe vepruese . Pozitat e larta drejtuese kërkojnë integritet dhe njohuri profesionale të nevojshme për personat që emërohen.

Zyrtaret e lartë drejtuese në Shërbimin Civil, pohoi ministri Yagcilar, duhet të sigurojnë zbatimin e ligjit, të jenë gardian të sundimit të tij, të bëjnë ngritjen e kapaciteteve njerëzore dhe të infrastrukturës së institucionit, të bëjnë planifikime strategjike dhe harmonizimin e politikave të prodhuara nga kabinetet, duke u bazuar gjithmonë në themelet e ligjit apo të procedurave ligjore. Në këtë aspekt, këta zyrtarë, duhet të jenë aftë të menaxhojnë stafin e institucionit dhe të japin këshilla e vlerësime ligjore për udhëheqësit politikë, gjithmonë me qëllimin kryesor që aparatura shtetërore të funksionoj në dobi të qytetarëve, bazuar në shërbime efikase, të përballueshme, të drejta, transparente me qëllim të funksionimit të sistemit shtetëror.

Ne ketë aspekt ministri Yagcilar tha se, Memorandumi i Mirëkuptimit për pozita të larta drejtuese i nënshkruar me Ambasadën Britanike ka rendësi të veçantë. Ekspertiza e ofruar nga Ambasada Britanike nga një anë ka ndihmuar që anëtarët e komisioneve të vlerësimit të kenë pavarësinë e veprimit dhe krijimin e mënyrës e re të vlerësimit të kandidateve. Mbi këtë bazë është rritur edhe transparenca, profesionalizimi dhe elementet e meritës gjatë përzgjedhjes. Ne ketë aspekt Ministri falënderoj ambasadorin O’Conell, ekspertet nga projekti për forcimin e kapaciteteve të komisionit të vlerësimeve dhe procedurat me profesionale në përzgjidhen e zyrtarëve të lartë drejtues në Shërbimin Civil.

Siç dihet tha në fund ministri Yagcilar, jemi në fazën e përfundimit të tri projektligjeve për funksionim më të mirë të administratës publike: Ligjin për Pagat, Ligjin për Zyrtarë publikë dhe Ligjin për Shërbim civil dhe Ligjin për Organizimin e Administratës Publike, ku një prej çështjeve kyçe dhe reformuese do të jetë përzgjidhja dhe kompetencat e zyrtareve të lartë drejtues. Pa marrë parasysh opsionit i cili do te aprovohet prape çështje thelbësore do të jetë mënyra e përzgjedhjes dhe zgjidhja e kandidateve prej komisionit të pavarur i cili posedon integritet, zgjidhje të kandidateve bazuar në meritë, profesionalizëm, në transparencë dhe vendime të drejta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme