Të paktën 116 diplomatë janë urdhëruar që të largohen nga 22 shtete më 26 mars.
“Asnjëherë më parë, kaq shumë shtete janë bashkuar për të dëbuar diplomatët rusë”, ka shkruar në The Times, Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson, duke e quajtur “një goditje nga e cila do të nevojiten shumë vite që inteligjenca ruse të rimëkëmbet”.
“Besoj se ngjarjet e djeshme mund të shndërrohen në pikë të kthesës”, ka thënë Johnson, duke shtuar se “aleanca perëndimore ka ndërmarrë veprime vendimtare dhe partnerët e Britanisë u bashkuan kundër ambicieve të pamatura të Kremlinit”.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka akuzuar Uashingtonin se ka bërë presion “kolosal” mbi aleatët që të dëbojnë diplomatët dhe është zotuar se Rusia do të kundërpërgjigjet.
“Ky është rezultat i presionit kolosal, shantazhi kolosal është instrumenti kryesor i Uashingtonit në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Lavrov gjatë vizitës në Uzbekistan.
“Ne do të përgjigjemi, nuk kam dyshim për këtë”, ka thënë tutje kryediplomati rus
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...